Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
“T7” ka pyetur qytetarët në sheshin e Prishtinës lidhur me këtë ndeshje. Përgjigjet e tyre mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme.
Kujtojmë se sonte do të jetë përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Zvicrës.
Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.