Në emisionin “SOT të KTV-së, Skender Syla, nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka dhënë detaje për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë, ka theksuar edhe disa faktorë të tjerë që po ndikojnë në ndotjen e ajrit.
Faktorët kryesorë, sipas tij, janë veturat e vjetra që qarkullojnë në Kosovë, duke theksuar që veturat të cilat hyjnë në Kosovë, sidomos pas vendimit që ato mund të regjistrohen nëse janë të vjetra deri në 13 vjet, nga 8 vjet sa ka qenë më parë.
Po ashtu, përkundër paralajmërimeve për mbylljen e termocentralit “Kosova A”, kjo gjë nuk ka ndodhur, andaj vazhdimi i prodhimit të rrymës nga thëngjilli në këtë termocentral të vjetëruar shkakton gjithashtu ndotje të madhe të ajrit.