-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova 1998/99: Imazhet për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës (Foto/Video)

Kosova po shënon 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në ish Jugosllavi, e rrjedhimisht edhe 18 vjetorin e masakrave e torturave më të mëdha të fundshekullit XX.

Janë disa nga imazhet e mediave ndërkombëtare të kapura gjatë viteve ’98-’99, që tmerruan botën e civilizuar dhe ngelën dëshmi e përjetshme për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës.

Me rastin e këtij 18 vjetori, Klan Kosova ka takuar disa nga këto personazhe, imazhet e vuajtjeve të të cilëve po përçonin në botë fotografinë e vërtetë të Kosovës së asaj kohe, transmeton gazetametro.net.

Xajë Mustafa

Mustafa, i thyer në shpirt nga frika se i ishin vrarë fëmijët e tij, në Kukës ku ishte dëbuar nga Kosova, po i tregonte një gazetari të huaj dy foto të më të dashurve të tij. Fotografia që i bëri gazetari i huaj, preku gjithë botën. Për fat, fëmijët e Mustafës kishin arritur të shpëtonin dhe më vonë ai u bashkua me ta.

Sherife Luta

Fotografia e Lutës, është gjithashtu njëra ndër më prekëset të bëra në luftën e Kosovës. Ajo shihet teksa në kolonë duke ikuar nga forcat militare serbe, ushqen me gji vajzën e saj bebe.

Agim Shala

Shala nuk e mban mend luftën ngase ishte shumë i vogël. Por, foto e tij në mes telave me gjëmba e shkrepur në Kukës, është shpallur në mesin e 50 fotove më të bukura në botë të realizuara në shekullin XX.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img