0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kostoja e ndërtimit në Kosovë shënon ngritje

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë ka shënuar ngritje në tremujorin e dytë të këtij viti për 1.7%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit 2018, ngritje më të mëdha kishin kategoritë energjia me 3.1% dhe materialet 2.3%, ndërsa ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore 2.5 % dhe materialet hidro-sanitare 2.2%.

Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, TM2 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje  2.1%.

Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te materialet me 3.2% dhe kostot e tjera 0.7%, ndërsa kategoritë që kishin rënie ishin makineritë me -2.2% dhe energjia -1.5%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img