Site icon PrishtinaPress

Kosnett uron Kurtin për formimin e Qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Kosnett në një postim në “Twitter” ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë.

Amabasadori përkujtoj se shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe #Kosovo mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version