2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett takon liderët institucional, kërkon heqjen e tarifës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e institucioneve të vendit, ndërsa gjatë këtyre takimeve kërkoi që të largohet tarifa ndaj produkteve të Serbisë.

Kështu u bë e ditur në një postim të Ambasadës amerikane në Facebook.

Në njoftim thuhet se ambasadori Kosnett ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Më tej thuhet se Kosnett po ashtu do të vazhdojë të mbajë takimet e rregullta me liderët e partive opozitare.

“Në të gjitha këto takime, sikur në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e raporteve SHBA-Kosovë dhe fokusimin në avancimin e qëllimeve të përbashkëta për të siguruara paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga eliminimi i menjëhershëm i tarifës”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4170958796263577

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img