Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ndaras ka takuar krerët e opozitës, kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e brendshme politike.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kossnet ka inkurajuar të dy liderët që së bashku të punojnë si opozitë duke i vendosur nevojat e qytetarëve para interesave partiake.
“U takuam ndaras me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kreun e PDK-së Enver Hoxhaj. Inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive si opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë për qëllime të përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve para atyre partiake”, shkroi ambasadori amerikan, njofton Telegrafi.
Hoxhaj ka thënë se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership.
“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndërkaq, Haradinaj tha se ka informuar ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.
‘Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, shkroi Haradinaj.
Në fund ai tha se ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë, njofton Telegrafi.
Met separately with AAK leader Ramush Haradinaj and PDK leader Enver Hoxhaj. Encouraged them to act constructively in opposition, working together with the government on shared goals & putting the needs of citizens above political partisanship. #KosovoFirst #PoliticsSecond
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 18, 2021
Welcomed @USAmbKosovo to PDK HQ to discuss the current internal political developments in #Kosovo w/ emphasis on election results and formation of the new institutions. Kosovo needs stability and leadership. pic.twitter.com/QSgZF9A6Rc
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 18, 2021