1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett reagon për vrasjen në Prizren: Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballuar dhunën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas vrasjes tragjike që ndodhi në Prizren.

Kosnett në një postim në Twitter, Kosnett, ka shkruar se institucionet duhet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen.

“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.

Kujtojme se të martën rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina, Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ndryshe departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.V që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren, Armenda Aliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img