Kosnett për marrëdhëniet Kosovë-SHBA: Mospajtimet janë normale, por dy vendet kanë lidhje të forta si guri

35
Advertisement

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë ekskluzive për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, ndërsa theksoi se lidhjet ndërmjet këtyre dy shteteve janë forta si guri.

Advertisement

Kosnett theksoi se natyra e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve do të evoluojë, por këto dy vende do të mbesin partnerë të afërt edhe në të ardhmen.

“Mendoj se lidhjet fundamentale mes SHBA-së dhe Kosovës janë të forta si guri. Nuk kam dyshim se Kosova dhe SHBA do të mbesin partnerë të afërt në të ardhmen. Nuk kam dyshim fare. Mendoj se natyra e partneritetit do të evolojë dhe kjo është natyrale. Së pari kam jetuar në Kosovë në vitin 2003, menjëherë pas lufte, kur shteti ka qenë në formë të tmerrshme në aspektin ekonomik. Kur jam rikthyer në 2018, jam impresionuar me të gjithë progresin që kam parë dhe në veçanti me gjeneratën e të rinjve – të edukuar, njohës të gjuhëve të huaja, njerëz që mund të jenë të suksesshëm në çdo vend të botës dhe që duan ta ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”, tha ambasadori.

Sipas tij, do të ketë mospajtime, por kjo është normale në një partneritet.

“Më pyetët se a kemi mospajtime – sigurisht se kemi mospajtime. Kemi mospajtime ndonjëherë dhe kjo është e qartë, por kjo është normale në një partneritet. Është normale në familje, është normale në relacionet mes shteteve. Mendoj se ndonjëherë qytetarët e Kosovës brengosen shumë për këtë dhe mendojnë se SHBA-të do ta braktisin Kosovën, por nuk duhet të mendojnë kështu. Gjithashtu është e rëndësishme që qytetarët të mos frikësohen të marrin hapa drejt të ardhmes. Kjo është përpjekja jonë për t’ia filluar, duke i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Ne po i kërkojmë Kosovës të bëjë hapa drejt të ardhmes dhe ne do të jemi me juve kur e bëni këtë”, tha ndër të tjera, Kosnett.

Sipas tij, progresi në Kosovë ka qenë rezultat i punës së madhe të njerëzve të Kosovës, por SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë kontribuar për këtë.

“Të gjitha përpjekjet tona bashkëpunuese me Kosovën, e gjithë asistenca jonë, ka qenë e menduar që ta ndihmojë Kosovën të qëndrojë në këmbë të veta, sikur partner i barabartë i SHBA-së dhe më pak e varur. Kjo është e ardhmja që e shohim për Kosovën”, u shpreh Kosnett.

PostAdssFotoja e reklamës