Site icon PrishtinaPress

Kosnett pas arrestimit të 8 zyrtarëve policorë, thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha krimet

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka përgëzuar Inspektoratin Policor, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për arrestimin e tetë zyrtarëve policorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot, falë një qytetari, Inspektorati Policor ka arrestuar tetë zyrtarë policor. Kjo erdhi si rezultat i një hetimi një vjeçar dhe punës bashkëpunuese nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria”, ka shkruar Kosnett.

Kosnett ka thënë se është inkurajuese të shohësh institucionet e Kosovës që veprojnë sipas raportit të një qytetari dhe mbajnë përgjegjës zyrtarët e policisë.

Ambasadori ka bërë thirrje që të raportohen të gjitha krimet e po ashtu edhe dhuna e ushtruar nga policia.

Ndryshe, në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të
cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”.

Exit mobile version