Site icon PrishtinaPress

Kosnett, Osmani dhe Kurti presin dërgesën e parë të vaksinave të dërguara nga SHBA për Kosovën

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se sot arrin në Kosovë dërgesa e parë e vaksinave që iu janë dhuruar Kosovës nga SHBA.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave që janë dhuruar nga SHBA.

Pritja do të bëhet sot në ora 15:00, në oborrin e Institutit kombëtar për shëndetin publik.

“Ambasadori i Sh.B.A.-ve Philip S. Kosnett, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga Sh.B.A.-të në një ceremoni të organizuar me rastin e arritjes së tyre. Kjo ngjarje është planifikuar për: 20 gusht 2021 në ora 15:00 . Oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.

Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Exit mobile version