Furnizimi i rregullt me energji elektrike është ndër prioritetet kryesore të emëruarit për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip Kosnett.
‘Termocentrali i ri 1.4 miliardësh do të bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës.’, kishte thënë Kosnett për projektin e termocentralit Kosova e Re teksa po shpaloste planin e tij pranë Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jasht në SHBA.
Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë amerikane për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Nga të qenit importuese e energjisë elektrike, Kosova do të sigurojë rezerva të brendshme të mjaftueshme dhe të qëndrueshme të energjisë elektrike, duke zvogëluar ndotjen dhe duke siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike. Termocentrali i ri pritet t’i jepë fund humbjeve qindra miliona dollarëshe të bizneseve në Kosovë.
‘‘Furnizimi jo i rregullt i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollar në vit, ose afërsisht 6 për qind të GPD-së. Unë do të avokoj për zbatimin e strategjisë gjithpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtrishme.’, shtoi ai teksa po fliste pranë Komitetit.