Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur vendimin e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, për të liruar nga detyra zyrtarët të cilët kanë probleme me ligjin.
Përmes ‘Twitter’, ambasadori amerikan thekson që tutje pritet të shihet zbatimi në përpikshmëri i këtij vendimi.
”Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga Prokuroria është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?”, ka pyetur ambasadori Kosnett.