Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qëndruar përkrah Kosovës dhe kanë ndihmuar në procese të ndryshme.
Me inaugurimin e ambasadës më 4 korrik, janë përfaruar edhe më shumë këto dy shtete, duke treguar angazhimin e shtetit amerikan për partneritet më afatgjatë me Kosovën.
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, është shprehur krenar derisa flamuri amerikan u ngrit për herë të parë në siç e quan ai ‘shtëpinë e re’.
“Moment krenarie për ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara derisa ngritëm flamurin amerikan për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka shkruar ai në Twiter.
Proud moment at the New U.S. Embassy as we raised the Stars and Stripes for the first time at our new home. #NewUSEmbPristina https://t.co/NFiF1OaPkm
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) September 3, 2019