Site icon PrishtinaPress

Kosnett kosovarëve: Keni gjëra të përbashkëta me amerikanët, s’besoni në Covid19

Kampanjës së ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është bashkangjitur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett.

Përmes një videoje sensibilizuese për qytetarët e Kosovës, Kosnett ka bërë thirrje që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat.

Ai ka thënë se populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe njëra ndër to është se të dy këta popuj s’duan të frikësohen nga virusi.

“E di që jeni lodhur të gjithë duke dëgjuar për COVID-19, por është e rëndësishme. E duke pasur dimrin përpara, është me rëndësi se kurdoherë që të punojmë së bashku për ta ruajtur veten, familjen dhe shoqërinë. Populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jemi të fortë, të qëndrueshëm, s’duam të jemi të frikësuar nga virusi”, tha ai.

 

Exit mobile version