1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett i bën thirrje Haradinajt e Lekajt t’i japin fund shpejt monopolit të homologimit të veturave

Kundër monopolit në fushën e homologimit ka dalë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homolohimit dhe kontrollimit teknik.

Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejtë, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.

“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në twitter.

Se Haradinaj dhe Pal Lekaj duhet të veprojnë për të ndalë monopolin në homologim e ka thënë edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ajo ka thënë se duhet shfuqizuar Udhëzimin Administrativ 02/2018, që e vazhdon edhe më tej monopolin në homologim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img