Site icon PrishtinaPress

Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, derisa ka thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.

Kosnett një postimi në Twitter, ka thënë se votuesit në Kosovë kanë inkurajuar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes.

“Megjithëse shpesh të pavlerwsuara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! # IWD2021”, ka shkruar Kosnett.

Exit mobile version