-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kos: Kosova dhe Serbia, dy shtete që janë rrugës drejt BE-së

E nominuara për Komisionere të re të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, politikanja nga Sllovenia, Marta Kos, ka thënë se Kosova dhe Serbia, janë dy shtete të cilat janë rrugës për t’u bërë anëtare të BE-së.

Gjatë dëgjimit të konfirmimit që është duke ndodhur këtë të enjte në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos u pyet edhe për raportet Kosovë-Serbi, të cilat po bëjnë dialog për normalizimin e raporteve mes tyre tash e 12 vjet, njofton Klankosova.tv.

“Faleminderit që i përmende dy shtete të cilat janë rrugës për në BE”, tha Kos, në përgjigjen dhënë për këtë temë ndaj një pyetjeje që iu parashtrua.

Kurse sa për procesin e dialogut, ajo tha se do të punojë me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, sepse këto bisedime sipas Kos, janë në dorën e Kallasit.

Kos shtoi se ka një ujdi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas ashtu siç e thotë Raporti i Progresit, që të dyja vendet pa pyetje shtesë duhet të zbatojnë ujdinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img