3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, Prokuroria Speciale jep detaje rreth bastisjeve në veri

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar një aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës në mëngjesin e së shtunës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë nga Prokuroria Speciale, ku kanë shpjeguar edhe arsyet e këtyre bastisjeve.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe –duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai për REL.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img