Site icon PrishtinaPress

Korridori i QKMF-së në Prizren/ Të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të COVID-it

E gjithë bota po përgatitet për një valë të dytë të pandemisë COVID-19, derisa po bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID.

Numri i rritjeve të rasteve pozitive ditëve të fundit në Kosovë, ka bërë që edhe Kryeministri Avdullah Hoti e Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj t’u bëjnë thirrje qytetarëve që mos ta neglizhojnë kujdesin dhe t’i bartin maskat, sepse në të kundërtën do të ketë shtërngim masash.

Por, mosdiciplinë u pa në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të IndeksOnline, ku thotë se në këtë institucion ku tashmë ka nisur edhe kryerja e testeve serologjike për COVID-19, është krijuar tollovi, madje pa distancë e disa qytetarë edhe pa maska.

Ai tregon se në një korridor të përbashkët po presin qytetarët për kryerje të analizave dhe për test serologjik./Indeksonline

Exit mobile version