Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se nuk ka ndikuar aspak në punën e tij shkarkimi që i ka bërë dega e Rahovecit, prej pozitës së koordinatorit.
“Ka qenë i padrejtë dhe është huqje e organizatës. Ndodh shpesh që të ndikohemi padrejtësisht nga të tjerët. Ka pasur ankesa për Kodin Civil për deputetët që nuk e kanë votuar dhe janë ankuar të kryetari dhe kryesia që të merren masa”, është shprehur Korenica në Klan Kosova FM.
“Ka qenë huqje e madhe. Dëmi i është sjell organizatës jo mua. Reagimi im ka qenë që organizata [Vetëvendosje] po dëmtohet. Kemi pasë ngritje në mbështetje në zgjedhje në komunë e Rahovecit, ku kemi mbërri të jemi forca e dytë”.
Pyetur nëse ky shkarkim mund të ndikojë në performancën e tij, Korenica është përgjigjur: “Do të punoj me intensitet edhe më të lartë”.