1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Korenica: Një prej deputetëve me ndikim kërkoi shkarkimin tim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, duke mos lënë anash këtu as angazhimin personal në degën e qytetit, prej nga edhe vjen.

Siç dihet tashmë, ai është zëvendësuar nga Ali Dula, ndërsa shkarkimi thuhet të ketë ndodhur për shkak të qëndrimit të tij lidhur me Projektkodin Civil.

Korenica, në një deklarim për lajmi.net, tha se njëri prej deputetëve me ndikim ka kërkuar shkarkimin e tij, ndërsa shtoi se Konjufca nuk ka qenë në mbledhje të kryesisë, kur veç është marrë vendimi.

“Kryesia është ajo që vendos për çështje të caktuara. Unë me shkrim kam deklaruar që nuk do të japë dorëheqje, për shkak se nuk konsideroj që kam bërë diçka gabim”, ka thënë ndër tjerash ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img