Media shtetërore e Koresë Veriore ka ngritur mundësinë që vendi i izoluar të krijojë një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo vjen vetëm një ditë para takimit të shumëpritur në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, që pritet të mbahet në Singapor. Komentet shënojnë një kthesë në gjuhën armiqësore të përdorur nga Koreja Veriore për dekada të tëra ndaj Amerikës, raporton BBC.