Site icon PrishtinaPress

Koreja e Veriut: Nëse qëlloni qoftë edhe një herë do ta hedhin në erë SHBA-në

Koreja e Veriut ka premtuar për të nisë një sulm bërthamor ndaj SHBA-së nëse forcat amerikane që po stërviten në Gadishullin Korean qëllojnë qoftë edhe një herë kundër saj.

Shteti vetmitar i Kim Jong-un lëshoi paralajmërimin e bujshëm, ndërkohë që Uashingtoni dhe Koreja e Jugut po marrin pjesë në disa stërvitje masive ushtarake në rajon, shkruan “Daily Star”.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë pranoi se lufta me Korenë e Veriut është tashmë një opsion “në tavolinë”.

“Ushtria Popullore Koreane do të zvogëlojë bazat e agresionit dhe të përqendrohet te raketat e pamposhtura me mbushje bërthamore për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe lumturinë e njerëzve të saj në rast se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut gjuajnë qoftë edhe një plumb të vetëm në territorin tonë”, ka thënë në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.

Exit mobile version