3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

Koreja e Jugut heq gjendjen ushtarake, SHBA përshëndet vendimin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martën se ai mirëpret vendimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për të anuluar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Ne vazhdojmë të presim që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha sekretari Blinken përmes një deklarate të martën vonë.

Më herët zyrtarët amerikanë thanë se po ndjekin “me shqetësim të thellë” situatën në Korenë e Jugut, ku presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke përmendur nevojën për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetërorë.

Disa orë më vonë, Yoon hoqi gjendjen e jashtëzakonshme pasi ligjvënësit e Koresë së Jugut votuan kundër vendimit të tij dhe protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img