Në testin e Maturës Shtetërore të cilit po i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës, po raportohet se po bëhen kopjime masive.
Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë.
Në grupet ku po publikojnë provimet, janë pjesë plot 7 mijë e 621 maturantë.
Ani pse MASHT ka paralajmëruar dënime për ata kopjojnë me telefon, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.