Site icon PrishtinaPress

Kopja e deklaratës së pavarësisë së Kosovë ruhet në bibliotekën e SHBA-së (Foto)

Ministri i Punëve te Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë te ditur se një kopje e deklaratës së pavarësisë së Kosovës është dorëzuar në bibliotekën e Kongresit në SHBA.

Pacolli ka thënë se ky dokument i shtetësisë tonë do të ruhet në institucionin dinjitoz.

“Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz i të aleatit kryesor të Kosovës. Përveq titujve të shumtë u mrekullova edhe nga arkitektura e jashtëzakonshme” ka shkruar Pacolli në facebook.

Exit mobile version