2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok

Policia e Kosovës njoftoi të martën se është djegur edhe një veturë në Zubin Potok për shkak të konvertimit të targave nga ilegale në RKS.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:34 (pas mesnate), kur policia është njoftuar se një veture të tipit Hyndai me targa RKS i është vënë zjarri.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS.

“Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, thuhet më tej.

Ndryshe, që nga 1 shtatori, në veri të vendit janë regjistruar edhe tri raste tjera të djegies së veturave apo pronës së qytetarëve, të cilët i kanë konvertuar targat e veturave nga ato ilegale që lëshohen nga Serbia, në legale të Republikës së Kosovës – RKS.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë thënë se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, të cilët po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img