9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Konventa e PDK’së, Memli Krasniqi shprehet i lumtur për pjesëmarrjen masive të simpatizantëve të kësaj partie

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi në Konventën e kësaj partie është ndjerë i lumtur për pjesëmarrjen massive të qytetarëve.

Ai thotë se bashku do të ndërojnë një Kosovvë më të mirë.

“Kjo është PDK që unë e njoh që unë jam rritur, është frymëzuese. Po e ndjej se përvec me energji e pasion sonte e knei mbushur sallen me një qëllim, sepse ky bashkim I yni nuk ka të bëjë vetëm me ne si PDK por ka të bëjë me atë që mund ta ndërtojmë kur të bashkohemi. Drejt një vizioni drejt një ëndrre për një Kosovë më të mirë”.

Ai përmendi edhe sfidat nëpër të cilat thotë se ka kaluar kjo parti, e që thotë se ju mbijetoi të gjitha sulmeve nga brenda dhe nga jashtë.

“Ju edhe unë e dim që rrugëtimi ynë nuk ka qenë aspak i lehtë, nëpër cfarë sfida kemi kaluar e po kalojmë edhe sot. Jemi sulmuar gjatë nga brenda dhe nga jashtë pamësherishëm. Cilado parti tjetër në vend të PDK nuk do ti mbijetonte këtyre furtunave, por ja ku jemi sonte me mijëra të mbeldhur, më të fortë e më të gatshëm e më të bashkuar se kurrë me fitore të reja, sepse ne e dimë që PDK është e pathyeshme”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se PDK e ka dëshmuar në zgjedhjet lokale punën e tyre dhe besimin e qytetarëve.

“Kam pasur nderin e madh që ta udhëheq PDK, ky udhëtim e ka forcu besimin tim, ne duhet të rritemi e të zhvillohemi vazhdimisht që ti përshatemi nevojave të së tashmes e të ardhmes. Këtë e provum  në Zgjedhjet lokale 2021 dhe fituam duke e marr besimin e qytetarëve në më së shumti komuna ne Kosovë. Jemi krenarë me të gjithë kryetarët e komunave të PDK.

Këta dy e kanë bërë partinë më të mirë, e kanë bërë Kosovën më të mirë. PDK ështeë parti që ndryshon e I adaptohet sdfidave të Kosovës.  Sot i nderojmë udhëheqesit liderët e shtetit dhe të partisë sonë, presidentin Hashim Thaci dhe kryetarin Kadri Veseli”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img