3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kontrollohet banesa e Ahmetajt pranë liqenit Artificial, agjentët dalin “duarbosh”

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve kanë përfunduar kontrollet pranë banesës së Arben Ahmetajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit  të Organizuar ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zv/Kryeministrit Ahmetaj për inceneratorët. Ndër vendet që po kontrollohen është edhe shtëpia në Lalëz e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt.

Po kështu janë duke u kontrolluar edhe ambiente të tjera.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img