Site icon PrishtinaPress

Kontrollohen 31 biznese në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur – Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka kontrolluar 31 lokale biznesi në Prishtinë.

Si rezultat janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një lokal është mbyllur për shkak se ishte i paregjistruar.

Policia thotë se janë ngritur dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi.

Komunikata e plotë:

Kontrollohen 31 lokale biznesi në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi

Prishtinë, më 7 nëntor 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë.

Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.

Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe

Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:

– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.

– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.

– (3) Tablet (IPod)

– (11) Airpods

– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)

– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në

përfundim të operacionit.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:

 “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

 “Kontrabandimi i mallrave” dhe

 “Shmangia nga tatimi”

Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike.

Exit mobile version