Site icon PrishtinaPress

Kontrolli i mediave të shkruara nga Qeveria/ Juristi: Çdo vendim që cenon lirinë e medias bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka kritikuar qeverisjen e tanishme lidhur me vendimin për kontrollimin e mediave të shkruara.

Ai në një përgjigje për Prishtinapress ka thënë se, për këto tri vite qasja e qeverisë është e gabuar.

“Tentativat dhe qëllimet e Qeverisë Kurti qe tri vite, janë në vazhdën e sulmeve dhe nënshtrimit të sistemit të drejtësisë, duke ndërhyrë direkt në punën e KPK-së dhe Gjyqesorit, përfshirë këtu edhe mos dekretimin e kandidatit të propozuar nga KPK të Kryeprokurit të shtetit”, ka thënë ai.

Smakiqi tha se Qeveria Kurti me veprimin e fundit, po vazhdon përpjekjen për të kontrolluar mediat online.

“Edhe tentativa e fundit për ndryshimin e ligjit të KPM-së, bie në vazhdën e qëllimeve për të vendosur kontroll dhe nënshtrim, mbi operatorët kabllorë dhe mediat online, portalet. Fillimisht çdo dispozitë e Draftligjit për KPM që cenon lirinë e medias bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës ku garantohet liria e media dhe mendimi i lirë”, tha juristi.

Smakiqi potencoi se, ky vendim duhet të kundërshtohet nga opozita.

“Prandaj opozita duhet ta kundërshtojë plotësishtë këtë projektiligj dhe nëse ka nevojë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshim plotësimet e KPM-së mund të bëhen vetëm duke futur në Grup Punues edhe AGK-në dhe të gjitha plotësim ndryshime në kuadrin ligjor të KPM-së duhet të reflektojnë vetëm praktikat dhe metodat më të mira të standardeve europiane për vetrregullimin e mediave të shkruara, medive online portaleve dhe operatorëve kabllor që duhet të ruhet pavarësia dhe vetërrugillimi i sektorit të mediave”, tha juristi Xhevdet Smakiqi./Prishtinapress

 

Exit mobile version