7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kontrolle të shumta: Policët me rroba civile ndalojnë 35-vjeçarin në Skenderaj, i gjejnë marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj, ku disa zyrtarë policorë, në rroba civile, ndaluan për kontroll një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te 35-vjeçari i dyshuar, pas kontrollit, njësia policore ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet, ndërsa sasia e marihuanës është konfiskuar.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img