Për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Vërmicë tashmë udhëtarëve iu kërkohet edhe një certifikatë vaksinimi apo test negativ për COVID-19.
Ky vendim është pjesë e masave shtrënguese pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Në procedurë të njëjtë kalon çdo person që tenton të hyjë në Kosovë, nga çdo pikë tjetër kufitare.
E vendasve që hyjnë në Kosovë dhe nuk posedojnë asnjërën nga këto dokumente iu kërkohet të nënshkruajnë një betim për vetizolim prej shtatë ditësh.