0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kontrolle “Te Pishat” në Sllatinë, Policia i gjen një të riu armë e municion në veturë

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar në parkun rekreativ ‘Te Pishat’ në Sllatinë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një veturë, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, në veturën e të cilit, Policia gjeti një armë, që e mbante pa leje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img