1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kontrolle në Veri, kapen armë e municion

Si rrjedhojë e sulmit që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, policia njofton se sot në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, kanë vazhduar me veprime policore në vendin e ngjarjes rreth hetimit, ekzaminimit dhe dokumentimit shtesë me dëshmi dhe faktet relevante që ndërlidhen me rastin.

“Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar:

-Dy armë gjuetie,

-Një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar,

–  1 pushke gjuetie

–  1 armë forme lapsi kimik

–  278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë

–  3  thika

– 5 emblema

– 1 Shall maskues me kapele

– 1 Audio incizues

– 1USB

– 1 bateri dore

– 1 këllëf për pistoletë

–  1 rrip brezi taktik

– 1 sprej

– 3 kreher të zbrazet për fishek

– 1 karikator për pistoletë dhe

– 1 radiolidhje me adapter”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img