Site icon PrishtinaPress

Kontrolle në 5 argjendari të Prizrenit, konfiskohet mall afër gjysmë milionë euro

Gjatë ditës së sotme në Prizren është kryer një operacion kontrolli në pesë argjendari nga zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore.

Sipas njoftimit për media, ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.

Rezultatet e operacionit si në vijim:

10 kg ari pa dokumentacion të rregullt.

3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.

Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.

“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version