Në mesin e të vrarëve në familjen Jashari me 5,6 e 7 mars janë edhe shumë gra e vajza.
Familja përshkruan se roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për të kontribuar në luftë, krahas burrave e djemëve të tyre.
Bekim Jashari, që është djali i komandantit Hamëz Jashari, tha se gratë kanë ndihmuar duke mbushur karikatorët me plumba, e pa lënë anash edhe ushqimin.
“E kanë ndihmuar babushin kundër sulmit ndaj forcave serbe. Poashtu me 5,6 dhe 7 mars Besarta tregon se si i kanë ndihmuar duke i mbushur karikatorët, se ka zgjatur tri ditë është dashtë edhe bukë, duke u çuar edhe bukë”, tha Bekim Jashari për Klan Kosova.
Ndërkaq rrëfehet edhe se gruaja e Adem Jasharit u vra në shkallë, duke bartur fishekë.