0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kontrata për lobim në SHBA, reagon Musliu Shoshi: 147 mijë euro po sillen te shoqëria e Gërvalles

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka paguar 147 mijë euro për një kontratë lobimi në SHBA.

Ajo thotë se kjo Qeveri është “hajgare”, derisa thekson se problemi lind tek shuma dhe kompania lobuesr.

Musliu Shoshi thotë se më mirë do duhej që këto para të shkonin tek një kompani serioze e jo tek “shoqëria e Donika Gërvalles”, raporton Indeksonline.

“Qeveri hajgare!

Qeveria e Kosoves paska paguar 147 mije euro per nje kontrate lobimi ne ShBA. Lobimi ne ShBA eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe absolutisht i nevojshem.

Deri ketu, jemi ne rregull. Problemi, megjithate, lind tek shuma dhe tek kompania lobuese. Perderisa shtetet paguajne miliona euro ne lobim, 147 mije euro jane absolutisht te pamjaftueshme per te arritur suksesshem rregullimin e raporteve tashme te demtuara se tepermi nga kjo qeveri. Dhe e dyta, keto 147 mije euro, sado te pakta, shkojne tek nje kompani e dy shqiptaro-amerikaneve, te cilet nga nje hulumtim i shpejte ne internet, nuk kane ndonje aktivitet te theksuar dhe as ndonje lidhje te afert me zyrtaret e Administrates amerikane.

Keto para me mire do ishte t’i shkonin nje kompanie serioze lobimi, se sa te silleshin neper shoqerine e Donika Gervalles. Mirepo, ne anen tjeter, asnje kompani serioze s’do te merrte nje kontrate lobimi per nje vlere te tille”, shkruan ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img