0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kontrata e re e Gavit nuk është valide, mund të largohet “gratis” nga Barça

Tribunali i Barcelonës e ka deklaruar jo-valide kontratën e re të nënshkruar nga Gavi me Barcelonën.

Një fitore për Javier Tebas, i cili e kishte refuzuar regjistrimin për arsye të njohura tashmë financiare të klubit.

Kjo është një goditje e rëndë për gjigantin katalunas, shkruan “Gazeta Express”.

Arsyetimi i Tribunalit është se kërkesa për kontratë është prezantuar me vonesë, kështu që super-talenti spanjoll mund të lirohet si lojtar duke filluar nga fillimi i korrikut.

Përfaqësuesin e ri spanjoll e duan në Angli, mbi të gjitha Liverpooli, i cili është duke e kërkuar qe një kohë.

“Reds” mund ta marrin lojtarin “gratis”, por që do t’ia ofronin atij një rrogë të majme për ta bindur që të përfundojë në “Anfield Road”.

“Të Kuqve” do t’ju kushtonte shumë më lirë Gavi në krahasim me Jude Bellingham, një tjetër objektiv i gjigantit anglez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img