9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kontrabandonte emigrantë drejt Britanisë, kapet organizatori dhe 5 shqiptarë

Një person që organizoi një përpjekje për të kontrabanduar emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe përmes tunelit të Kanalit është burgosur.

Gjykata në Leeds tha se Christopher Hennigan, 35 vjeç dhe tre të tjerë ishin pjesë komplotit për të sjellë emigrantë shqiptarë në Britani.

Home Office konfirmoi se Hennigan u dënua të premten me pesë vjet e 10 muaj burg, por ai mori edhe një dënim për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke ia cuar dënimin në 11 vjet e 10 muaj.

Zyra e Brendshme tha se pesë shtetas shqiptarë u gjetën të fshehur në pjesën e pasme të një furgoni në kontrollet e Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles të Francës, në dhjetor. Njësia e Hetimeve Kriminale dhe Financiare (CFI) e Zyrës së Brendshme zbuloi se Hennigan ishte përgjegjës për organizimin e udhëtimit për të marrë emigrantët dhe u kishte paguar para bashkë-pandehurve të tij për koston e udhëtimit të tyre në Francë.

Oficerët gjetën gjithashtu prova se Hennigan, nga Leeds, ishte i lidhur me të bashkë-pandehurit e tjerë nëpërmjet marrjes së një dokumenti të rremë që u nevojitej për të bërë udhëtimin.

Si pjesë e hetimit, më shumë se 10,000 £ para në dorë u sekuestruan nga shtëpia e Hennigan, të cilat u gjetën të fshehura në një çantë dhe këllëf jastëku.

Ndërsa një 9-vjeçar nga Leeds është dënuar me 15 muaj me kusht për mashtrim në lidhje me komplotin dhe dy të pandehur të tjerë do të dënohen në një datë të mëvonshme, tha Home Office.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img