Pesë veturat dhe një kombi në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut kanë refuzuar të ndalen para Policisë së Kosovës, kësisoj personat e dyshimtë kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të policëve. PK njofton se në këtë rast janë arrestuar pesë persona dhe një tjetër është arratisur.
“Si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, më 11.08.2023, rreth orës 03:20, bazuar edhe në informata që ka poseduar policia, ka reaguar në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulmë ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave në veri – pas përpjekjeve për të ndaluar kontrabandën
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evituar sulmin e mëtejmë, e për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, janë përdorur pajisjet zyrtare “konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në këtë operacion, janë sekuestruar katër vetura të cilat kanë qenë të përfshira në rastin konkret ku një njërën prej tyre është hasur një sasi e cigareve të cilat dyshohet se ishin duke u kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia.