Site icon PrishtinaPress

Kontingjenti i Dritës ka mbërri në Plzen, gati për lojën evropiane me Viktorian

Kontingjenti i klubit të futbollit Drita ka mbërri në Plzen, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencë.

Gjilanasit e kanë postuar një video në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përmes së cilës e kanë përshkruar rrugëtimin e “Intelektualëve” dhe mbërritjen e tyre në Republikën Çeke.

Drita do ta nisë nesër mbrëma rrugëtimin në garat evropiane për sezonin 2023/24.

Skuadra kosovare do të luajë nesër mbrëma në udhëtim me Viktoria Plzenin, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.

Krahas Dritës, në Ligën e Konferencës po luajnë edhe dy skuadra të tjera kosovar, Ballkani dhe Dukagjini, ndërsa Gjilani u eliminua në rrethin e parë

Exit mobile version