-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kontigjenti i FSK-së që po qëndron në ishujt Falkland dërgon mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka marrë mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë edhe nga kontingjenti i FSK-së, i cili është dislokuar me forcat britanike në ishujt Falkland.

“Mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës na erdhën edhe nga kontingjenti ynë, që janë të dislokuar së bashku me forcat britanike në Ishujt Falkland”, ka shkruar ministri Mehaj.

Mehaj ka uruar të gjithë ushtarakët që po shërbejnë si “atashe të mbrojtjes”, si dhe atyre që janë në shkollim e trajnime në akademitë dhe qendrat profesionale ushtarake të vendeve aleate.

“Ju faleminderit dhe mirënjohje e lartë për shërbimin dhe performancën e shkëlqyeshme, me të cilën, nderoni dhe na bëni krenarë, jo vetëm Ministrinë dhe Ushtrinë tonë, por gjithë Kosovën dhe qytetarët tanë!”, ka thënë Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img