Site icon PrishtinaPress

Kontejnerët dhe biçikletat, Zogaj jep dy lajme për kryeqytetin

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dhënë dy lajme për kryeqytetin. Bëhet fjalë për kontejnerët dhe biçikletat.

Ai sot bashkë me Dutch Cycling Embassy bënë shëtitje me biçikleta në Prishtinë, teksa shton se duhet ta bëjnë Prishtinën qytet të lehtë për çiklistët

“Jam shumë i lumtur që bashkërisht me Dutch Cycling Embassy, e bëmë një shëtitje të bukur me biçikleta në Prishtinë. Prishtina nuk është qytet i lehtë për çiklistët, por duhet ta bejmë të tillë. Sa më shumë, në Prishtinën tonë, aq më pak vetura”.

Zogaj njofton se në buxhetin e vitit 2023 është planifikuar blerja e kamionëve të rinj dhe kontenjerëve.

“Kemi mungesë të kamionëve dhe kemi mungesë të kontenjerëve! Këtë vit ka qenë e pamundur të blejmë kamionë të rinj, sepse nuk i kemi pas’ në buxhet! Blerjen e kamionëve të rinj e kemi planifiku në Buxhetin e vitit 2023. Gjendja është e rëndë dhe po bashkëndjejmë me ju, por do ta përmirësojmë shpejtë sepse e kemi prioritet!!!”.

Exit mobile version