Site icon PrishtinaPress

Konsumoni këtë ushqim për ta mposhtur depresionin

Shkencëtarët e kanë dëshmuar se “Lactobacillus”, që më shpesh e hasim në jogurtin probiotik, ndihmon te gjendjet depresive te minjtë. Lideri i studimeve dr. Alban Gotie, nga universiteti në Virxhinia, thotë se ky zbulim është një shpresë e madhe, sepse nuk duhet të merremi me ilaçet komplekse dhe efektet e dëmshme anësore.

Për të arritur deri te një studim si ky, shkencëtarët së pari kanë analizuar mikrobiomin e zorrëve të minjve dhe ekspozimit ndaj stresit. Ekipi i ka dëshmuar se stresi sjell deri në humbjen e bakterit “Lactobacillus”, që në fund sjell deri te shfaqja e simptomave të njëjta të ngjashme me depresionin. Studimet e mëtejme kanë dëshmuar se niveli i “Lactobacillus” në zorrë ndikon në nivelin e kinureninës, metabolit të cilin studimet paraprake e kanë ndërlidhur me zhvillimin e depresionit. Pasi kjo metodë ishte përdorur te minjtë, në mënyrë praktike kjo mund të përdoret edhe te njerëzit për ta luftuar depresionin.

/PrishtinaPress/

Exit mobile version