-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit”

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta.

Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët janë njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit të shtetit, por nuk përmenden asnjëherë nga institucionet.

Ekonomia Online ka pyetur disa qytetarë se sa jamë të kënaqur si konsumatorë dhe a kanë vërejtur parregullsi nëpër markete.

Po ka shkelje. Në rend të parë që nuk janë çmimet në rregull. Çmimet i rrit secili market sipas interesave të veta. Sidomos çmimet për produktet bazike duhet me qenë të rregulluara me ligj, pra asnjëri të mos guxojë me i ngrit çmimet sipas dëshirë. Por gjithashtu duhet të ketë një kontroll të madh, jo vetëm tek çmimet por edhe te cilësia”, thotë qytetarja Nedime Belegu.

Enver Ukaj konsideron se konsumatori nuk respektohet gjithaq në Kosovë.

“Nuk ka kurrfarë inspektimi, kështu që nuk respektohen”, u shpreh Ukaj.

Ndërsa një tjetër qytetar që nuk deshi të tregojë emrin, tha se nuk ka pasur rast që është dëmtuar nga tregtarët.

“Sipas mendimit tim respektohen mjaftueshëm. Mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjë herë mospërputhje të çmimeve me artikullin që unë e kam marrë”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë, Ekonomia Online ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai u shpreh se konsumatori nuk respektohet fare në Kosovë, me ç’rast thotë se fjalën “konsumator” nuk e përmendin fare as krerët e institucioneve.

“Nëse e kemi parasysh faktin e nivelit të kënaqshmërisë të qytetarit konsumator, të familjes konsumatore, me perfomancën qeveritare, parlamentare, presidenciale, ministrore e tjera, atëherë më duhet t’ju përgjigjem me pyetje: A keni dëgjuar ndonjëherë, ose nga presidenca, nga parlamenti, nga Qeveria, nga ndonjë ministri që është përmendur emri ‘konsumator’? Mjaftojnë këto tri parametra që ta keni përgjigjen se sa respektohet konsumatori, sa respektohen të drejtat e qytetarit konsumator, familjes konsumatore, njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit, nga financohet buxheti”.

“Shteti financohet nga ne. Ne si sovran e kemi themeluar dhe e financojmë shtetin, por ata që duhet të na njohin nuk na njohin”, u shpreh Kaçaniku.

Ai thotë se shkaku i moszbatueshmërisë së ligjeve, shpesh tregtarët abuzojnë me konsumatorët.

“Gjithmonë kur i jepet shansi, mundësia, dikujt për të abuzuar, natyrisht dhe natyrshëm e shfrytëzon atë shans. Pe ndodh kjo? Për arsye se zbatueshmëria e ligjeve është akoma në 40 për qind. Ndodh edhe për arsye se ne nuk kemi treg vendor, treg të brendshëm. Nocioni treg tek në nënkuptohet si nocioni gjeografik i tregut, domethënë kemi territor dhe natyrisht ai territor është edhe treg. Për ta identifikuar një territor si treg, nevojiten edhe shumë faktorë të tjerë, shumë kupola të tjera që e bëjnë tregun treg dhe një prej tyre si komponentë kryesore, pas komponentës gjeografike është komponenta ligjore”, u shpreh ai. /PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img