0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konsultimet për dialog: AAK i përgjigjet ftesës së Kurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ishtë përgjigjur ftesës së Kurtit për takim në lidhje me procesin e dialogut.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë, se në lidhje me këtë proces askush nuk e ka ekskluzivitetin.

Ai ka thënë se konsultimi me partitë politike parlamentare është shumë i rëndësishëm.

“Shumë e qartë, shumë e saktë, AAK e konsideron shumë të rëndësishëm konultimin paraprak me partitë parlamentare dhe informimin në Kuvend. Askush nuk ka ekskluzivitet në këtë proces, dhe çështja duhet të trajtohet me seriozitet”, tha Tahiri.

Ai tutje shtoi se në qeveri janë të gjitha raportet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe se deklaratat e Kurtit se nuk ka gjetur dokumente të tilla janë krejtësisht të papërgjegjshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img