0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Konstituohet sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, kryetar pritet të bëhet Afrim Gashi

Sot pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili dje dha dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë.

Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, për sot seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Kollçi Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit.

Diskutimet për koalicion mes VLEN dhe VMRO-DPMNE janë drejt fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img