Site icon PrishtinaPress

Konspiracioni i aktivistes së VV-së: Ka tunel nëntokësor prej Shkupit deri në Bondsteel

Jo rrallëherë dëgjojmë konspiracione për çështje të ndryshme edhe nga persona publikë. Kështu ka ndodhur me aktivisten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova, e cila live në një emision, flet për një tunel nëntokësor që lidh Shkupin me kampin amerikan Bondsteel.

Gjakova ka bërë një konspiracion gjatë panelit televiziv në Top Channel, ku thotë se ekziston një tunel që i lidh dy shtete.

Sipas saj, në po të njëjtin vend funksionojnë agjencione të ndryshme të inteligjencës.

VIDEO

“Nga ambasada amerikane në Maqedoni në Shkup deri të Bondsteel’i është një tunel nëntokësor që i lidh këto dy shtete. Në bondsteel janë njerëzit e shumë agjencioneve inteligjente që punojnë për momentin për vendet që janë në luftë. Amerikanët asnjëherë nuk e lëshojnë Kosovën, ne nuk jemi antiamerikan, jemi kundër Zajednicës”, dëgjohet teksa thotë Gjakova e cila kundërshtohet nga Bledi Mane.

Gjakova iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në gusht të vitit 2018.

Exit mobile version